Pas përfundimit të afatit për lirimin vullnetar të hapësirave publike në qytetin e Korçës, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT), i mbështetur nga Policia Bashkiake, ka nisur sot ndërhyrjen për prishjen e konstruksioneve metalike në zonën pedonale të qytetit.
Në mbështetje të bizneseve ka reaguar këshilltari i pavarur Lazjon Petri, i cili ka deklaruar se kjo ndërhyrje po kryhet pa një vendim të shkruar.
Sipas tij, drejtuesit e bashkisë po veprojnë nën ndikimin e qeverisë qendrore, duke u shprehur se askush nuk mundet ta kundërshtojë urdhrin e kryeministrit Rama.
(Balkanweb)
