Eliminimi nga Champions kundër Bodø/Glimt ka mbyllur një kapitull evropian për Inter, por jo ambiciet e sezonit. Zikaltërit tani hedhin gjithë fokusin te Coppa Italia dhe te Serie A, ku avantazhi +10 ndaj Milan e afron ndjeshëm titullin. Megjithatë, pavarësisht një fundi sezoni që premton trofe, në verë pritet një revolucion i thellë në organikë.

Drejtuesit Giuseppe Marotta dhe Piero Ausilio kanë nisur prej kohësh procesin e rinovimit të skuadrës. Në portë, Yann Sommer është drejt largimit me kontratën në skadencë, ndërsa e ardhmja e Josep Martínez mbetet për t’u sqaruar.

Në mbrojtje priten ndarje me Francesco Acerbi, Matteo Darmian dhe Stefan de Vrij, ndërsa bërthama e re do të ndërtohet rreth Alessandro Bastoni dhe Yann Bisseck.

Në mesfushë, dilema kryesore mban emrin Hakan Çalhanoğlu, me Galatasaray që e tundon seriozisht. Henrikh Mkhitaryan është në fund të ciklit, ndërsa për Denzel Dumfries interesi i Liverpool mbetet konkret. Ofertat do të dëgjohen edhe për Davide Frattesi.

Në sulm, emri i nxehtë është Marcus Thuram: një sakrificë e mundshme për të gjeneruar plusvalencë, duke parë se francezi erdhi me parametër zero nga Borussia Mönchengladbach.

Mes lëvizjeve të shumta, një siguri mbetet pankina: Cristian Chivu pritet të rinovojë deri në vitin 2028, duke qenë pika e referimit për Interin e ri që po merr formë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: