Ka nisur sot më 5 tetor protesta e 128 me radhë kundër qeverisë.
Si çdo natë, qytetarët mblidhen përpara Sheshit Skënderbej dhe nisin marshimin për në Kryeministri.
Protestuesit kërkojnë largimin e kreut të qeverisë dhe rënien e kësaj mazhorance.
Ata e akuzojnë qeverinë për shpërdorime të shumta, abuzim me detyrën dhe korrupsion të përhapur gjerësisht në institucione.
