Ka nisur seanca plenare në Kuvend, ku pritet të shqyrtohet veprimtaria e disa institucioneve për vitin 2024.

Në nisje të seancës janë betuar dy deputetët e rinj të PSD, Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi njoftoi se “në Kuvend nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë depozituar dy vendime për dhënien e mandatit të deputetëve kandidatëve të listës shumemërore të PSD qarku Shkodër, Besnik Brahimi dhe z. Shkurt Lasku pas krijimit të vakancës në Kuvend nga dorëheqja nga mandati i Tom Doshi dhe Sabina Jorgo”.

“Sot është mbledhur Këshilli për Rregulloren, mandatet dhe Imunitetin për të verifikuar mandatet e deputetëve të zgjedhur nga KQZ”, theksoi Peleshi.

Deputeti Bledar Çomo paraqiti raportin e Këshilli për Rregulloren, mandatet dhe Imunitetin, duke konfirmuar mandatin për dy deputetët e rinj, të cilët më pas bënë betimin në seancë plenare.

Kujtojmë se dy deputetët e Partisë Socialdemokrate që hoqën dorë nga mandati janë Tom Doshi e Sabina Jorgo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb