Ka nisur seanca për formimin e Qeverisë së re në Kosovë, e dalë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Kreu i Vetevendosjes, Albin Kurti, është propozuar si kandidat për kryeministër.
Gjatë fjalës së tij nga Kuvendi, Kurti pohoi se pandemia është në qendër të programit të qeverisë së tij të re.
“Pandemia, në qendër të programit tonë. Kemi nevojë për reforma që duhet të nisin sa më shpejt. Do jetë një rrugë e gjatë, por do arrijmë në cakun e duhur. Do vijojë reforma në drejtësi, do vijojë procesi i Vettingut. Do të përpiqemi për një gjyqësor të pavarur. Bëjmë ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës. Do të reformojmë sistemin shëndetësor”, tha Kurti.
Kjo seance nisi pas mbledhjes se Kryesia e Kuvendit të Kosovës.
Sot u bë konstituimi i legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës, ku në krye të saj u zgjodh Glauk Konjufca nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), i cili mori edhe drejtimin e Presidencës.
(BalkanWeb)
