Ministri i Shtetit Taulant Balla ka hapur takimin e zhvilluar nga PS me shqiptarët në Athinë në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

Ai theksoi angazhimin e qeverisë Rama për të arritur një marrëveshje me Greqinë për njohjen e pensioneve brenda mandatit të ardhshëm ku shtoi se kjo mazhorancë ka arritur të nënshkruajë 16 marrëveshje në 12 vitet e fundit.

Balla gjithashtu bëri thirrje për një votë që do të avancojë reformën dhe të ardhmen e Shqipërisë.

“Votoni nr. 5, të tjerët nuk vlejnë fare,” tha Balla, duke i ftuar shqiptarët të mbështesin një qeveri që do të punojë për të mirën e vendit dhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Të dashur bashkatdhetarë shumë faleminderit për këtë mikpritje kaq të bukur. Natyrshëm që një prej ndalesave të këtij turi falënderimesh për një numër historik bashkatdhetarësh për të dhënë votën e tyre më 11 maj do të përfshinte Athinën.
Plot 65 mijë bashkatdhetarë janë regjistruar për të mbështetur Shqipërinë europiane, për t’i dhënë mundësinë PS dhe Edi Ramë që më 11 maj jo vetëm të marrin mandatin për të qeverisur por një shumicë për të çuar para reforma të rëndësishme. Nëse doni një qeveri në Shqipëri që të vijojë të bëjë punë për Shqipërinë, ajo është vetëm qeveria e Edi Ramës.

Marrëveshja për njohjen e pensioneve, siç mbyllëm 16 marrëveshje në 12 vite, do ta mbyllim brenda këtij mandati të ri edh e me Greqinë.

Bufi bëri vetëm 2 marrëveshje të tilla. Sa herë më shumë i bie 16 se 32, ë Luli? 8 herë!

Këtu sot me ne nuk kemi dallime, kemi socialistë dhe demokratë.

Votimi më 11 maj duhet të jetë as majtas as djathtas, por në qendër. Votoni nr. 5 të tjerët nuk vlejnë fare as mos u hidhni sytë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: