Ditën e sotme ka nisur viti i ri arsimor 2025-2026 për 345 mijë nxënës dhe 2600 nxënës të tjerë të cilët ulen ulen në bankë për herë të parë. Gazetarja e News24 Megi Latifi ka raportuar në një nga shkollat 9-vjeçare në kryeqytet ku ka vizituar edhe nxënësit e klasës së parë.

Një nga mësueset kujdestare tha se përgjatë vitit shkollor ato do të përpiqen të japin një mësimdhënie për fëmijët e vegjël. Ajo shtoi se rregullat e vendosura do të zbatohen edhe nga mësuesit edhe nga nxënësit.

Gjatë fjalës së saj mësuesja dha edhe një këshillë për prindërit që të përkushtohen ndaj fëmijëve, në mënyrë që ata të bëhen qytetarë të denjë për të ardhmen.

“Ne do përpiqemi të japim një mësimdhënie të veçantë për yjet tanë. Edhe rregullat për orët mësimore do të zbatohen edhe nga ne mësuesit dhe nxënësit. Dua të jap edhe një mesazh edhe për prindërit që të përkushtohen ndaj fëmijëve në mënyrë që të bëhen qytetarë të denjë për të ardhmen”, tha ajo

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb