Duke komentuar përplasjet brenda Partisë së Lirisë, gazetari Romir Saraçi i ftuar në “Open” në News 24, tha se kreu i kësaj partie Ilir Meta ia arriti të kthente vëmendjen tek partia. “Përplasjet mes tyre kanë qenë të hershme që në kohën e djegies së mandateve.

Në momentin që Meta u rikthye në parti nisi një fushatë ringritje duke ndryshuar edhe emrin. Nëse ka vuajtur nga nepotizmi le t’i zgjidhin aty brenda. Jam pak skeptik, pasi Meta nuk e zbuloi sot që Kryemadhi është bashkëshortja por deri dje ishte kryetarja e Partisë së Lirisë.

Këtu është një moment mosbesimi nëse është një lëvizje politike apo është një inkurajim. Fakt është që Meta ia ka arritur qëllimit që dy ditët e fundit të gjitha mediat të jenë të fokusuara te Partia e Lirisë. Kjo nuk është pak për një forcë politike dhe nëse kjo përkthehet në një aksion pozitiv apo krijon bumerang do të shihet në vazhdim”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb