Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me dhunimin e avokatit të njohur Sokol Mëngjesi, i cili ra pre e dhunës mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ndodhi pranë një kopshti në zonën e ish-Bllokut. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se sipas dëshmitareve okularë, në momentin që Mëngjesi është sulmuar nga tre agresorët dhe goditur, ai ka tentuar që të largohet, por fatkeqësisht ka rrëshqitur dhe ka goditur kokën në trotuar.

Fill pas dhunës, autorët, ku dy prej tyre janë identifikuar dhe për tjetrin po punohet ende, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, avokati ka pësuar lëndime në kokë dhe fraktura, duke i shkaktuar hemorragji.

Avokati Sokol Mëngjesi ndodhet në reanimacionin e spitalit të Traumës, në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: