Kanë qenë duke debatuar me njeri-tjetrin dhe më pas kanë nxjerrë armët. Kështu ka nisur konflikti në Velipojë për hapësirat e çadrave mes pronarëve të dy hoteleve në Shkodër, që përfundoi me 4 të vrarë dhe dy të plagosur me armë zjarri.

Të vrarë mbetën Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç, vëllezër dhe Myzerim Zeneli, 20 vjeç, punonjës i çadrave.

Dy të plagosurit Hasan Ferracaku, 54 vjeç dhe Elmilind Dyli, 17 vjeç, dyshohen si autorë në ngjarje.

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se çështja e hapësirave publike në plazhin e Velipojës ka sjellë çdo vit problematika dhe konflikte në këtë zonë, por kjo ishte e para e këtyre përmasave tragjike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb