Drejtoria e Integrimit dhe Projekteve në Ministri të Arsimit dhe Sportit njofton studentët që kanë interes të marrin pjesë në shkollën verore në Lubjanë, Slloveni pasi kanë nisur aplikimet.
“Universiteti i Lubjanës, Fakulteti i Ekonomisë ka shpallur programin për pjesëmarrje në shkollën verore “Take the best from East and West”, që do të zhvillohet në datat 06-24 korrik 2015 në Lubjanë. Shkolla është e organizuar në një program trejavor, i cili është i hapur për studentët që aktualisht janë duke ndjekur ose përfunduar nivelin Bachelor dhe Master. Gjatë programit trejavor studentët do të kenë mundësi të ndjekin kurse në të cilat do të përfitojnë ECTS (kreditë), vizitojnë kompani të suksesshme, të zbulojnë kulturën dhe vendet më interesante të Sllovenisë.
Afati i fundit për aplikim është data 10 qershor 2015-të”,-thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Integrimit dhe Projekteve. Studentët e interesuar për një informacion më të detajuar për mënyrën e aplikimit dhe shpenzimet e pjesëmarrjes gjenden në adresën: http:/www.ef.uni-lj.si/summerschool.
(ar.sh/GSH/BalkanWeb)
