Kanë nisur finalet e play-off në NBA dhe që në sfidën e parë pati spektakël. Denver Nuggets fitoi 132-126 ndaj Los Angeles Lakers në finalen e parë në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 1-0 serinë.

Një sfidë e jashtëzakonshme, mjaft e bukur dhe emocionuese mes dy skuadrave më të mira në këtë kah të NBA-së, që dueluan deri në fund. Një ndeshje ku kolektiviteti i Denver bëri diferencën në fushë, me gjashtë lojtarë që realizuan mbi 10 pikë.

Nikola Jokic ishte protagonist me një “triple double”, me 34 pikë, 21 rebound e 14 asist, mbështetur edhe nga Jamal Murray me 31 pikë e Pope me 21 pikë.

Lakers dueluan deri në fund dhe shpresuan te fitorja, por pa sukses. Davis e mbylli sfidën me 40 pikë e 10 rebound, LeBron James me 26 pikë e Reaves me 23, por që nuk mjaftuan për të fituar. Edhe ndeshja e dytë do të luhet në fushën e Denver, pastaj dy ndeshje radhazi në fushën e ekipit kalifornian.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb