Pas ardhjes në krye të FIFA-s të Presindentit të ri, Infantino, në strukturat më të larta të këtij institucioni kanë nisur ndryshimet.

Mediat sot kanë raportuar se FIFA ka shkarkuar Sekretarin e Përgjithshëm, Markus Kattner, me efekt të menjëhershëm.

Këtë vendim, shtëpia më e madhe e futbollit thotë se e mori për shkak të thyerjes së rregullave të kontratës.

“FIFA nuk do të komentojë më shumë asnjë detaj, por do të vazhdojë të bashkëpunojë me autoritetet relevante”, thuhet në fund të njoftimit të FIFA-s.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: