Edhe në Qarkun e Elbasanit sot po zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve të Partisë Demokratike të Qarkut të Elbasanit, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

Në listën e kandidatëve bëjnë pjesë edhe deputetët aktuale Zheni Gjergji, Qani Xhafa, Dashnor Sula, Lefter Gështenja si dhe ish deputetët Aurel Bylykbashi dhe Arben Elezi.

Primaret janë cilësuar si një proces i rëndësishëm për anëtarët e partisë demokratike të udhëhequr nga Sali Berisha pasi do të përzgjedhin kandidatët për deputetë që do garojnë në zgjedhjet e 11 Majit të këtij viti.

Procesi i votimit ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune në orën 08:00 dhe do mbyllet në 18:00. Në këtë proces vendi i votimit është përcaktuar të jetë selia e Partisë e Demokratike në bashkitë e Qarkut të Elbasanit, përfshirë Elbasanin, Librazhdin, Prrenjasin, Gramshin, Peqinin, Cërrikun dhe Belshin.

Çdo anëtar i PD që ka emrin në listën e anëtarësisë ka të drejtë që sipas parimit një anëtarë një votë të votojë vetëm një nga kandidatët të cilët janë renditur sipas shkronjës së parë të mbiemrit në fletën e votimit.Të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të Qarkut të Elbasanit janë ftuar të marrin pjesë në këtë proces dhe të kontribuojnë në një garë të ndershme për të zgjedhur kandidatët që do të përfaqësojnë këtë forcë politike në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.Ky proces është cilësuar një hap i rëndësishëm për procesin demokratik brenda partisë dhe për përgatitjen e PD-së për sfidat zgjedhore të ardhshme.

 

Primarte
Primarte

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb