Po kryhet sot fluturimi i parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës.
Gjatë ceremonisë, Kryeministri Edi Rama dha një tjetër lajm të rëndësishëm, duke njoftuar se së shpejti do të nisin fluturimet edhe nga Aeroporti i Kukësit, i cili ka hasur vështirësi që nga hapja.
Rama bëri të ditur se së shpejti do të nisin fluturimet edhe në atë aeroport, ndërsa nuk i ka kursyer edhe batutat.
“Për ta vërtetuar kam sjellë me vete edhe certifikatën që mos më thonë është Photoshop, është regjistruar që në muajin janar, por po punohet për sigurimin e avionëve”, tha ai.
Edi Rama: Ka nga ata që thonë se fluturimi i sotëm është fake dhe ky aeroport do të mbetet si Kukësi.
Dua të zbuloj një surprizë, po është e vërtetë që aeroporti i Kukësit ka pasur problematikat e tij për të siguruar operatorët dhe me pistën e uljes.
Siç ndodhi me aeroportin e Tiranës, që ishte një nga aeroportet më të shtrenjtë të Europës.
Një kompani e re shqiptare do të nisë së shpejti në aeroportin e Kukësit, për të mos i ndalur më.
“Air Kosova” do të jetë kompania tjetër shqiptare, këta dy avionë do të jenë avionët e krenarisë tonë të përbashkët.
Për ta vërtetuar kam sjellë me vete edhe certifikatën që mos më thonë është Photoshop, është regjistruar që në muajin janar, por po punohet për sigurimin e avionëve.

