Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se Ramës iu nxorr karton i kuq nga ndërkombëtarët, duke marrë parasysh skandalet qeverisëse.

Duke u ndalur te çështja Balluku, Berisha tha se Ramës i është kërkuar që të shkarkohet zëvendësja e tij nga detyra.

“U jemi shumë mirënjohës partnerëve të cilët të befasuar nga qëndrimi i Edi Ramës de facto, një vetakuzë e plotë për veten e tij, bën një reagim të shpejtë dhe të fuqishëm.. Nuk mund të kishte reagim më emergjent dhe të fuqishëm se sa Edi Rama të thirrej nga nr.1 i BE-së, dhe t’i nxirrej kartoni i kuq. Ata i thanë se nuk e toleronin. Ky është mesazhi i Brukselit. I thanë; shkarkoje menjëherë lubinë, dhe nuk mund ta pranojmë atë në qeveri, ajo do të largohet si hajdute. Në Mynih ia përplasën në surrat. Merreni dhe lexoni editorialin e datës 19 janar, nga Baton Haxhiu.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb