Pas një periudhe të gjatë të vendit pa kinema, duket se Ministria e Kulturës, ka kuptuar efektin domino të një shoqërie që ka mangësi kulturore dhe mangësi politikash publike kulturore në laminë e ekranit të madh. Ministri Blendi Gonxhja prezantoi një nismë që synon të rijetëzojë rrjetin e kinemave në rrethe, me idenë e shfaqjes së filmave përtej Tiranës.

Nga 61 bashki që ka vendi, nsima shkon në 12, çka e bën të duket më e lehtë që bashkia e 13-të, të jetë në Itali, për tu folur shqip, arbëreshëve. Kreu I QKK-së e nisi nga rasti personal rëndësinë e rrjetit të kinemave.

Takmi u mbajt në kuadër të edicionit të 9-të të Balkan Film Market që mbahet deri më 20 dhjetor, një nismë që mbledh profesionistë të industrisë audiovizuale nga vendet e Ballkanit dhe Evropa, për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar, promovuar talentet e reja, dhe krijuar mundësi konkrete për zhvillimin e projekteve filmike. Balkan film market ofron një platformë, jo vetëm për produksionet lokale por edhe për të kërkuar mbështetje

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb