DURRËS- Një 29-vjeçar është gjendur i vdekur në qytetin e Durrësit këtë të enjte, njofton policia e këtij qyteti. Sipas informacioneve të para shtetasi Egli Barushi është gjendur i pajetë në banesën e tij.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak për vdekjen e tij të jetë mbidoza, pasi i riu ishte përdorues i drogës. Policia ka kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve, ndërsa trupi i pajetë i 29-vjeçarit ështërguar në morg ku do ti nënshtrohet ekspertizës.
(m.k/BalkanWeb)
