Dikur ishin njerëzit që bënin mblesëri duke dërguar fjalë tek një familje për një vajzë apo djalë të mirë. Më pas ishin gazetat ato që filluan të bashkojnë çifte me anë të njoftimeve. Sot, kur teknologjia zë vendin kryesor në tavolinën e çdo familje shqiptare, janë aplikacionet që po bashkojnë njerëzit.

I tillë është edhe “dua.com”. Ai është një aplikacion që synon të lidhë njerëzit! Këtë gjë fillimisht dua.com po e bën përmes dashurisë, e që në të ardhmen pritet të bëhet përmes miqësisë dhe biznesit, me zgjerimin e aplikacionit. Për ta përdorur dua.com mjafton ta shkarkoni në telefonin tuaj dhe të krijoni një profil me fotografi dhe të dhënat tuaja. dua.com funksionon me përputhje. Për të komunikuar me dikë ju duhet fillimit të përputheni me atë person. Përputhja arrihet kur të dy personat i bëjnë ‘like’ apo ‘pëlqejnë’’ njëri-tjetrin.

Edon Luta, shefi i marketingut të dua.com shpjegon për Gazetasi.al se platforma karakterizohet edhe nga shumë veçori të tjera, siç është opsioni i ‘fluturimit’ nga një qytet në tjetrin, për tu lidhur për shembull me shqiptarët e Berlinit, Londrës a Romës. Specifika të tjera janë edhe videothirrjet, filtri i moshës, etj!

“Aplikacioni dua.com është lancuar në qershor të vitit 2020 dhe ka mbi 330.000 përdorues”, thotë Luta i cili thekson se dua.com nuk përdoret vetëm brenda kufijve të shtetit shqiptar por përdoret me të madhe edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në Europë e Amerikë, kudo ku ka shqiptarë.

Aplikacionin dua.com e përdorin pothuajse të gjitha grupmoshat mbi 18 vjeç.

Luta tregon se 55% e përdoruesve janë të moshës 18-24 vjeçare, 30% e përdoruesve janë të moshës 25-34 vjeçare dhe 15% e përdoruesve janë të moshës +35 vjeçare.

Siç tregojnë dhe statistikat, dua.com më së shumti përdoret nga të rinjtë deri në moshën 34 vjeçare. Megjithatë “në dua.com e kanë gjetur vetën edhe personat e moshës mbi 50 vjeçare”.

Në dua.com njerëzit mund të prezantohen me fotografitë e tyre dhe të shkruajnë për vetën. Të tregojnë hobit dhe interesat e tyre. Madje mund ta verifikojnë edhe profilin dhe të marrin tikun e kaltër! Profilet e verifikuara me fotografi, që dëshmon se prapa atij profili fshihet po ai person real, janë profilet më të pëlqyera.

Njerëzit që janë të interesuar mund të zgjedhin moshën e njerëzve që duan t’i shohin, distancën mes tyre madje edhe qytetin.

Sa është pritur ky aplikacion në Shqipëri?

“Aplikacioni ynë është mirëpritur shumë mirë nga të gjithë shqiptarët. Rinia jonë ka ecur me kohën, dhe ashtu siç i përdorin të rinjtë perëndimor aplikacionet për takime online, e përdorin edhe shqiptarët”, thotë Luta.

Ai tregon se deri më tani nuk kanë hasur në kritika negative apo paragjykime, madje nga aplikacioni kanë dal shumë histori të suksesshme edhe të bukura dashurie. “Falë njohjeve tashmë janë krijuar edhe familje”.

E tillë është edhe lidhja e sapo krijuar midis Ajshes dhe Drilonit.

Ajshja dhe Driloni po përjetojnë një dashuri që po shkon prej një mesazhi në dua.com deri tek martesa! Ajo është 23 vjeçare, e lindur e rritur në Danimarkë, me prejardhje nga Vushtrria. Ai është 24 vjeç nga Prishtina, që së fundi po jeton e punon në Gjermani. Nga një like, një match dhe një bisedë që ndodhi në korrik të vitit 2020, nisi gjithçka.

Driloni tregon se nuk ka qenë një nga ata njerëzit që ka besuar se mund ta gjejë fatin e jetës në rrjete sociale apo aplikacione për takime online. Mirëpo fati kishte rezervuar një surprizë të mirë për të. Me rekomandimin e shokut të vet, ai shkarkoi aplikacionin dua.com.

“Shoku im ma shkarkoi në telefon aplikacionin dua.com. Madje edhe ma krijoi profilin. Kështu fillova ta përdor aplikacionin. Aty e pashë profilin e Ajshes. Ja bëra like dhe pas disa orësh, u bëmë match”, tregon ai. Duke qeshur, Driloni kujton sa e bukur i ishte dukur ajo dhe se si pas bisedave të para në dua, kishte kërkuar të shihte edhe profilin e saj në Instagram.

Në anën tjetër, Ajsha kujton se si bashkë më shoqet ja analizuan profilin, fotot dhe të gjitha. “

Më së shumti më bëri përshtypje mënyra se si më shkruajti. Nuk më tha vetëm ‘Hej’ apo diçka të tillë. Ishte festa e Bajramit dhe Driloni më shkruajti: ‘S’po di qysh me hi në muhabet me ty, veç me të thanë Përhajr Bajrami…’ Më ka bërë me qesh dhe për këtë arsye kam vazhduar bisedën me të”, thekson ajo.

Një raport i nisur në distancë përmes një komunikimin online mori kuptim të plotë në momentin që Ajshja dhe Driloni u takuan me 13 korrik të vitit 2021. Pas plot një viti pasi ishin bërë match në dua.com!

“Unë erdha në pushime verës në Kosovë. Driloni erdhi të më merrte në aeroport dhe aty ishte takimi i parë. Që nga ajo ditë nuk jemi ndarë. Kemi kaluar shumë kohë bashkë. Kemi shëtitur pafund dhe kemi kaluar jashtëzakonisht mirë me njëri-tjetrin”, tregon Ajsha.

Takimet e tyre vijuan në Kosovë, Austri e Danimarkë. Gjatë kësaj periudhe kohore çifti u bënë bashkë sa herë që patën mundësi, duke u lidhur me njëri-tjetrin gjithmonë e më tepër.

Në gusht të vitit 2022 Ajshja dhe Driloni do të kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë. Pra, prej një mesazhi në dua.com tek martesa! “Po bëhemi gati për dasëm. Momentalisht po meremi me organizimin. Planifikojmë të martohemi më 3 gusht të vitit 2022”, tregojnë ata.

Kur të vije dita që e kanë caktuar për martesë do të kenë kaluar më shumë se dy vite pas njohjes në dua.com.

Ajsha tregon se edhe shoqëria e saj në Danimarkë kanë filluar ta përdorin këtë aplikacion për t’u lidhur me shqiptarë të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: