Romelu Lukaku u stërvit sot me grupin e Belgjikës, në përgatitjet e zakonshme të Botërorit të Katarit. Futbollisti i Interit nuk luajti në ndeshjen e parë ndaj Kanadasë për shkak dëmtimi, ndërsa kombëtarja shpreson se do ta ketë në dispozicion për takimet e radhës.

Në konferencën për shtyp, trajneri i belgëve, Roberto Martinez tha: “Tani do të shohim se si do të reagojë trupi i tij. Unë nuk mendoj se ai do të jetë gati për të filluar nga minuta e parë ndeshjen kundër Marokut, por do ta zbulojmë në dy ditët e ardhshme” .

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb