Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur një aeroplan i vogël u përplas me një autobus në një rrugë të ngarkuar në Sao Paulo mëngjesin e sotëm (me orën lokale), tha departamenti lokal i zjarrfikësve.
Të dy trupat u gjetën të djegur në bordin e avionit Beech F90 King Air që ishte nisur nga Sao Paulo për në qytetin e Porto Alegre në Brazilin jugor, sipas autoriteteve lokale.
Shikoni në video momentin e rrëzimit të avionit
Um vídeo impressionante capturou o exato momento em que um avião de pequeno porte caiu sobre a Avenida Marquês de São Vicente, na Barra Funda, São Paulo, nesta sexta-feira, 7 de fevereiro de 2025. A aeronave, um King Air F90, havia decolado do Aeroporto Campo de Marte com destino… pic.twitter.com/10HQgzG3eV
— Diário da CPTM (@DiariodaCPTM) February 7, 2025
Aeroplani u rrëzua në Marques de São Vicente Avenue dhe goditi autobusin, tha departamenti i zjarrfikësve.
“Fatkeqësisht e nisëm ditën me këtë aksident tragjik avioni”, shkroi në rrjetet sociale guvernatori i Sao Paulos, Tarcisio de Freitas, duke shtuar se viktimat ishin piloti dhe bashkë-piloti i avionit. “Vlen të theksohet aksioni i shpejtë i zjarrfikësve, të cilët brenda pak minutash kanë shuar flakët dhe kanë penguar që kjo tragjedi të bëhet edhe më e madhe.
Sipas zjarrfikësve, një grua që udhëtonte në autobus dhe një motoçiklist i cili u godit nga hekurat e mjetit janë dërguar në spital. Katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.
Shikoni videon nga vendi i ngjarjes pas përplasjes
Caiu a avião bi motor turbo hélice na AV Marquês de São Vicente próximo ao CT do Palmeiras e São Paulo. pic.twitter.com/3slqguuHVQ
— Edmilson Soares Vieira 🇧🇷 (@EdMiLsOn_91) February 7, 2025
🚨URGENTE – Avião cai e atinge ônibus de passageiros na Barra Funda, São Paulo!
Ainda não se sabe o número de vítimas. pic.twitter.com/LxyaeUZCrq
— SPACE LIBERDADE (@NewsLiberdade) February 7, 2025
Small aircraft crashes on #SãoPaulo avenue; no survivors
According to initial reports, the plane attempted an emergency landing. It crashed on Avenida Marquês de São Vicente, near Praça José Vieira Mesquita.#Brazil #Update
It would be a King Air F-90 with the capacity to… pic.twitter.com/Xtl1eTLKpY— ⚡️🌎 World News 🌐⚡️ (@ferozwala) February 7, 2025