Një britanik dyshohet se ka vdekur pasi është zhdukur në malin Everest.

Dan Paterson, 40 vjeç, ka ngjitur majën e Everestit më 21 maj, por sipas partneres së tij, që nga ajo ditë nuk kanë dëgjuar më për të.

Pamjet e publikuara në internet tregojnë se është rritur numri i njerëzve në radhë për ta ngjitur malin, gjë që thuhet se po i vë në rrezik alpinistët.

Bëhet e ditur se partnerja e Paterson ka krijuar një faqe në internet ku bën apel për ta gjetur të dashurin e saj, dhe kërkon ndihmë financiare nga njerëzit për shkak se helikopteri dhe ekipet e specializuara të kërkimit ka të ngjarë të kushtojnë rreth 150 mijë paund.

Go Fund Me deri tani ka arritur në 105 mijë paund, shkruan skynews.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: