Një përgjigje ish-deputeti Spahia rezervoi edhe për ish kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila u shpreh se pas incidentit në shkollë se një demokrat nuk djeg as mandate e as shkolla.

“Një demokrat i vërtetë nuk pajtohet me grushtin e shtetit apo me votimet farës. Shkodranët e vërtetë, demokratët e vërtetë i kanë thënë jo 30 vjet përpara janë përball madje madje me sakrifica të jashtëzakonshme me diktaturën më të egër ndoshta në botë pikërisht për të fituar të drejtën e votës së lirë, të drejtën e zgjedhjes, dhe në këtë kontekst unë mendoj se qytetarët shkodranë janë më të vendosur se kushdo për të mos e lënë vendin të rrëshqasë drejt diktaturës, për të mos e lënë vendin të rikthehet votimeve pa zgjedhje. Edhe një herë po e them asgjë s’ka më të rëndësishme në një shtet demokratik se sa vota e lirë. Për votën e lirë, ia vlen në fakt çdo sakrificë.

Duke iu rikthyer asaj dite, Spahia thotë se do të donte që policia të kishte pasur një komunikim zyrtar, siç ka pasur nga ana e bashkisë.

“Unë nuk do të doja që policia të kishte ndërhyrë për të marr nën kontroll dhunshëm institucione të bashkisë Shkodër. Unë do të kisha dash që nga ana e policisë të kishte pas një komunikim zyrtar siç ka pasur nga bashkia e Shkodrës. Ka qenë shumë serioze bashkia gjatë atyre ditëve dhe nuk ka pas asnjë përgjigje zyrtare nga policia e shtetit, që vendosi të zbatojë urdhra politikë, në kundërshtim me dekretin e presidentit. Po të kishte pas komunikim normal, ngjarjet nuk do kishin ndodhur”, tha Spahia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb