Eksperti i ekonomisë, Gjergj Buxhuku, i ftuar në “Studio 24” deklaroi se Shqipëria rrezikon sigurinë dhe stabilitetin financiar dhe kombëtar duke mos marrë masa për krizën e karburanteve që ka përfshirë botën si pasojë e konfliktit mes SHBA dhe Izraelit kundër Iranit.

Buxhuku tha se në Shqipëri është rritur 25% çmimi i karburantit dhe nëse vazhdon kemi humbur gati 2% të prodhimit të  brendshëm kombëtar të vitit.

“Por rritja është 3% që dmth se rrezikohemi seriozisht në recension të pastër ekonomik vetëm nga karburanti. Pra rrezikohemi seriozisht të kalojmë në destabilizim shteti ku s’do të ketë fonde për pensione, për pagat, s’do të ketë investime, problem sistemi arsimor e shëndetësor. Pra një ditë të bukur, gdhihemi trokë”, tha Buxhuku.

Gjergj Buxhuku: Ne kemi patur industri nafte, nxjerrëse dhe përpunuese e tregtuese. Në vend që këtë industri ta mbanim qoftë dhe për siguri kombëtare ku nuk ka më interes llogaritja financiare. Ne  i kishim të gjitha mundësitë që 20-30% ti siguronim me naftën tonë.

Në bazë të informacionit që kam, një rafineri me 250 mijë ton prodhim nafte në vit nuk kushton më shumë se 40-50 mln euro. Sikur dhe stok ta mbaje dhe ta hapje në këtë situatë kritike. Kjo do ti jepte vetes të paktën 4 muaj frymëmarrje duke kaluar krizën.

Irani po reziston dhe kjo sjell pikëpyetje si ne do të përshtatemi me këtë situatë?

SHBA nuk lëviz thjesht për naftën në Iran. SHBA është shteti numër 1 për rezervat e naftës në botë dhe për prodhim nafte.

Por ajo luan për ndryshim sistemi pasi kërcënohet dollari amerikan. Ai është i rëndësishëm më shumë se sa forcat e saj ushtarake. Përmes dollarit amerikan ka siguruar epërsinë e SHBA deri më sot. Gjithë përplasja bëhet për të ruajtur dollarin.

Paqja e brishtë që mund të arrihet është e përkohshme për SHBA pasi nuk e ka arritur objektivin e saj, dhe mund të sjellë në rindezje të situatës.

Momentet janë shumë të brishta, jemi në një situatë të njëjtë si me luftën Ukrainë-Rusi. Na gjeti papërgatitur, tregon fatkeqësisht se kemi të bëjmë me një shtet të falimentuar, është formal dhe jo shtet veprues. Të mbrojë interesat madhore, dhe nuk bëhet fjalë këtu thjesht për ekonominë por për sigurinë kombëtare. Pasi karburanti është malli për të cilën bëhen luftrat në botë dhe ti s’mund të qëndrosh në pozita passive, në një vend ku s’ka industri, një vend që importon gjithçka, 5.6% importi.

10% rritje e çmimit të karburantit do të thotë 0.8% rënie e GDP vjetore. Në Shqipëri është rritur 25% cmimi i karburantit, nëse vazhdon kemi humbur gati 2% të prodhimit të  brendshëm kombëtar të vitit, por rritja është 3% që dmth se rrezikohemi seriozisht në recension të pastër ekonomik vetëm nga karburanti. Pra rrezikohemi seriozisht të kalojmë në destabilizim shteti ku s’do të ketë fonde për pensione, për pagat, s’do të ketë investime, problem sistemi arsimor e shëndetësor. Pra një ditë të bukur, gdhihemi trokë.

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb