Gazetari i News24, Klevin Muka, duke folur në protestën e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka rrëfyer momentin e papritur kur, në mëngjesin e një dite pune, u përball me praninë e forcave të dhunshme policore në ambientet e televizionit News24.

“Si njeri që kam zgjedhur të jetoj në Shqipëri, një ditë të bukur, kur vij në punë dhe hap televizionin, shoh forca policie, nuk u largova pasi nuk kisha bërë asgjë.

Ai theksoi se kjo nuk është vetëm një çështje që prek 200 familjet që mbahen nga pagat e News24, por edhe një mesazh shqetësues për të gjithë gazetarët e tjerë.

Muka clerësoi edhe rëndësinë e televizionit, duke thënë se ka dëshmitar i shumë telefonatave nga njerëzit që ankohen për probleme të ndryshme sociale.

“Ne nuk mund të jemi dëm kolateral i një përplasjeje tjetër dhe të mbetemi pa asnjë lloj informacioni për situatën ku jemi,”, tha ai.

Klevin Muka: Si njeri që kam vendosur të jetoj jetën time në Shqipëri, një ditë të bukur kur vij në punë, i pari që hap televizionin, shoh një dyzinë policësh, nuk kisha si të largohesha pasi nuk kisha bërë asgjë të keqe.

Një ditë të bukur ti ske asgjë, të shembet gjithcka. Këtu nuk është problem vetëm për 200 familjet që mbahen nha pagat e News24 por një shembull për kolegët e tjerë, nëse do jesh në një vend pune conformist dh eke siguri financiare ose të jesh i lirë dhe sdo jesh i sigurt.

Aspekti i dytë për të gjithë ata që thonë cfarë humbasim nëse News24 nuk transmeton më. Kam qenë present në shumë telefonata që qytetarët ankohen duke nisur nga spitalet. Ne nuk mund të jemi dëm kolateral i një përplasje tjetër dhe të jemi pa asnjë lloj informacioni.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb