Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka ironizuar në Kuvend, ku ka kërkuar një duartrokitje në seancë për zëvendës kryeministren Belinda Balluku që është e pranishme në sallë.

Balluku është  marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, lidhur kjo me tunelin e Llogarasë.

Më pas kryeparlamentari Niko Peleshi i ka tërhequr vëmendjen Bardhit.

Pjesë e diskutimit:

Gazment Bardhi: Ftoj kolegët e PS-së, mqs e kanë kthyer në traditë duartrokitjen, që përpara se të fillojnë punimet e Kuvendit, ti japim një duartrokitje të pandehurës nga SPAK për abuzim me 50 mln euro në tenderin e Llogarasë

Niko Peleshi: Ju jap masën tërheqje vëmendje. Ju nuk e keni fjalë për të personalizuar goditje dhe për të cilësuar kolegët, fjalën e keni për të folur për projekt kalendarin dhe programin.

Gazment Bardhi: E kuptoj që është fjalë turpi për ata që kanë turp statusin e pandehur. Por është brenda etikës. Është status ligjor, nuk fyeva njeri, është status ligjor i saj. Nuk po them çfarë i thotë ajo Edi Ramës se ajo mund të jetë fyerje edhe shkelje e etikës. Nuk e përdora e kanë në raport me njëri-tjetrin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb