Drejtoi i Policisë së Shtetit Skënder Hita deklaroi nga Trauma, theksoi se sot me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan të Korçës, humbi një shërbëtor të Policisë së Shtetit.
“Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj. Edhe një punonjës policie është i plagosur rëndë dhe po merr ndihmë mjekësore. Edhe personi në kërkim gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagos dhe është në spitalin e Korçës. Është vërtet një ngjarje ku nuk do doja të isha para jush”, tha ai.
Ai gjithashtu theksoi se Prokuroria e rrethit të Korçës ka nisur hetimet, ndërsa shtoi se gjithashtu do të ketë një njoftim për të gjerë për të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Hetimet kanë nisur si nga prokuroria e rrethit korcë. Unë pas këtij momenti do largohem drejt Korcës dhe do keni një njoftim për gjithë dinamikën”, tha ai.
