TIRANE – Një çift tjetër i showbiz-it shqiptar duket se është në prag të zyrtarizimit të lidhjes së dashurisë. Reperi i njohur Mozzik dhe partnerja e tij, Loredana Zefi, prej kohësh po jetojnë një romancë e cila nuk ka kaluar pa u përfolur edhe në rrjetet sociale.

bd3effc8f27016d04672484b327d2004

Pasi e kanë pranuar publikisht marrëdhënien e tyre, çifti i ri janë komentuar edhe për ndarje pak kohë më parë, pas disa shenjave që lanë në rrjetet sociale. Megjithatë, nga sa duket, janë më mirë se kurrë më parë, meqenëse në postimet e tyre të fundit u kanë treguar të gjithë edhe dy unaza të personalizuara.

4e5bcdc290a85ab5b12515812b51624f

Edhe pse nuk kanë folur asnjëherë publikisht për lidhjen e tyre, Mozzik dhe Loredana Zefi duken më të lumtur se kurrë, madje ditët e fundit kanë udhëtuar në Turqi për disa ditë pushime dimërore.

0b51c2ff71dbcb6b31544af4145b0b6b

Në llogaritë e secilit në Instagram, Mozzik dhe Loredana kanë ndarë me të gjithë unazat e personalizuara që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin. Nuk dihet nëse këto unaza janë shënjë e një hapi më zyrtar të raportit të tyre apo të rinjtë kanë treguar dhuratën e Vitit të Ri që i kanë bërë njëri-tjetrit: “MashAllah @loredanazefi”, – shkruan reperi mbi fotografinë e cila ka ngritur dyshimet e një fejese të re në showbiz-in shqiptar.

96f4e533e7031f2859ec0b7604d23d77
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb