Kreu i PD, Sali Berisha, ka lëshuar akuza ndaj disa gjyqtarëve të Kushtetueses që po vonojnë vendimin për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Berisha i quajti larva njerëzore ndërsa mënyrën e poshtërimit të gjykatësve dhe gjykatës Kushtetuese, të pashembullt.

“Njerëz të shkolluar, të shëtitur nëpër botë, shndërrohen në larva njerëzore dhe bëhen strofkulla e fundit e atyre që ju kanë vjedhur ju, që lanë të sëmurët në spital pa ilace dhe mblidhen 1 herë, njëri thotë kështu dhe tjetri ashtu. Një ditë tjetër mblidhen dhe tjetri ja mbath ikën”, tha Berisha..

Sali Berisha: Tani bën grusht shteti dhe bllokon drejtësinë, ne do i provojmë shqiptarëve dhe botës se ne do të fitojmë dhe shqiptarët do të votojnë të lirë.

Për të provuar se sa jetikë është ky mision, ne po shkojmë drejt zhdukjes.

Sot ka një degradim të shtetit, ju garantoj se në shumë aspekte është i pakrahueshëm me degradimin e shtetit në regjimin komunist. Mënyra e poshtërimit të gjykatësve dhe gjykatës Kushtetuese është e pashembullt. Njerëz të shkolluar, të shëtitur nëpër botë, shndërrohen në larva njerëzore dhe bëhen strofkulla e fundit e atyre që ju kanë vjedhur ju, që lanë të sëmurët në spital pa ilace dhe mblidhen 1 herë, njëri thotë kështu dhe tjetri ashtu. Një ditë tjetër mblidhen dhe tjetri ja mbath ikën

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb