Girona bie ndaj Mallorcas në transfertë. Vedat Muriqi me shokë u mjaftuan me një fitore 1-0 ndaj surprizës së këtij sezoni, duke u larguar disi nga zona e ftohtë.Goli i vetëm i takimit mban firmën e Copete, i realizuar në minutën e 33-të pas një asisti të Larin. Muriqi luajti titullar në këtë takim dhe paraqitja e tij u vlerësua me notën 6.7.

Mallorca renditet në vendin e 15-të me 27 pikë. Girona renditet në vendin e dytë me 59 pikë. Në mbrëmje spikat Bilbao-Barcelona, takim që do mbahet në “San Mames”.

(VIDEO)
(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: