Ishte projektuar si një duel direk për zonën “final four”, por Laçi dhe Dinamo nuk i bëjnë keq njëri-tjetrit me dy ekipet që ndajnë nga një pikë pas barazimit 1-1, një rezultat që i shkon përshtat “nëndetëses” teksa i afrohet Tiranës me vetëm dy pikë, por kanë dhe një ndeshje në dispozicion. Laçi e nisi sfidën në sulm, me kurbinasit që krijuan disa raste të pastra për gol, por në zbritën e parë të rrezikshme në sulm ishte Dinamo që gjeti golin e avantazhit.

Denison brenda në zonë me një goditje të fortë mposhti portierin Dajsinani në minutën e 29-të. Ekipi i Mirel Joses nuk e uli për asnjë sekondë ritmin e lojës, kërkoi golin e barazimit me insistim, gol që erdhi në minutën e 71-të pas një kryevepre të Qatos.

Mesfushori lëshoi një predhë nga distanca që u ndal në trekëndësh, një ekzekutim fantastik që solli festë te tifozët e pranishëm. Dy trajnerët nisën të ndërhynin në formacion duke bërë që ritmi i lojës të bindte ndjeshëm, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Në sfidën tjetër të javës së 24-të, Skënderbeu mposhti Erzenin në transfertë me rezultatin e pastër 3-0.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: