Gazetari Osman Stafa në një lidhje direkte për ‘News24’ nga vendi i ngjarjes, pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës, deklaroi se një grup tifozësh agresivë të skuadrës së Feyenoord po qarkullojnë nëpër kryeqytet.

Osmani tha se një patrullë policie që po tentonte t’i shoqëronte tifozët e Romës, për të shmangur përplasjet e mundshme me palën kundërshtare, ata janë bërë agresiv dhe kanë nisur të godasin makinën me vazo të vendosura në rrugë.

Finalja Roma-Feynoord luhet të mërkurën në Air Albania dhe po pritet me padurim nga tifozët, të cilët kanë ardhur në vendin tonë 1 ditë para takimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: