Publicisti dhe shkrimtari Ben Blushi në fjalën e tij mbajtur gjatë promovimit të librit “Jam mysliman” ka deklaruar se një grup fanatikësh po frikësojnë botuesit dhe autorët të shkruajnë apo të komentojnë temat fetare.

Blushi tha se kështu ka ndodhur dhe me të dhe kjo vërtetohet në komentet që shkruhen përditë në profilin e tij në facebook dhe këtë ai e cilësoi një dhunë që ushtron një pakicë njerëzish ndaj tij.

“Një grusht fanatikësh na kanë frikësuar ne, na kanë zhveshur nga liri që kemi patur, ne kemi 30 vjet liri, por a kemi humbur rrugës? Nga mënyra si janë sjellë me librin tim, mendoj se ata kanë fituar terren.

Duke lexuar facebook tim cdo ditë, kuptoj në ca dhune jetoj, një dhunë e një pakice njerëzish që më gjykojnë për atë që nuk jam, racist, ksenofob dhe ky libër shkruhet për këtë arsye por kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë ndikuar tek unë. Kam hequr 25% të librit, ka bërë një profilaksi, një lloj higjiene”, tha Blushi.

Ben Blushi: Pse duhet të kemi frikë të botojmë një libër normal që nuk cënon Kushtetutën, nuk është racist. Një grusht fanatikësh na kanë frikësuar ne, na kanë zhveshur nga liri që kemi patur, ne kemi 30 vjet liri, por a kemi humbur rrugës? Nga mënyra si janë sjellë me librin tim, mendoj se ata kanë fituar terren.

Duke lexuar facebook tim cdo ditë, kuptoj në ca dhune jetoj, një dhunë e një pakice njerëzish që më gjykojnë për atë që nuk jam, racist, ksenofob dhe ky libër shkruhet për këtë arsye por kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë ndikuar tek unë. Kam hequr 25% të librit, ka bërë një profilaksi, një lloj higjiene.

Unë jam mysliman, unë jetoj me një myslimane, ca janë fëmijët e mi, unë besoj se janë evropianë. Gjyshja ime ka qenë myslimane si mund të kem një sentiment antimyslimanë. Shqipëria është një produkt i pastër i një harmonie fetare, e kam shkruar këtë libër për shkak se përditë po na cënohen të drejtat, sherihati ju e dini që është një sistem që synon të zëvendësojë një shtet laik me një shtet fetar.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb