Arinaldo Rrapaj, mesfushori i Partizanit nuk e fshehu gëzimin për këtë sukses, ndërsa tani shpreson që në finale të përballen me Vllazninë: “Mendoj që për momentin të shijojmë këtë fitore pasi ishte me mund dhe djersë. Pashë çunat që ishin lodhur pafund. Gjithë ai vrap dhe sakrificë dhe fituam ndeshjen. Kemi kohë rikuperimi derisa të vijë finalja dhe të përqendrohemi për ta fituar. Kemi pasur gjithë sezonin mungesa, por shyqyr janë kthyer të gjithë çunat dhe jemi grup i plotë. Gjithëkush që mund të marrë minuta mund të bëjë diferencën”, u shpreh fillimisht Rrapaj.

Egnatian apo Vllazninë në finale?

“Unë do të preferoja në finale Vllazninë pasi është ekip me tradita më shumë për mendimin tim dhe të dyja tifozëritë do të bënin një atmosferë për t’u mbajtur mend”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: