Kuzhina është më shumë sesa një vend ku përgatiten vakte. Ajo është zemra e shtëpisë – aty ku ndahen histori, krijohen kujtime dhe ku shërbehet dashuria, një pjatë pas tjetrës. Prej 15 vitesh, Delimano ka qenë pjesë e kuzhinave shqiptare, duke sjellë inovacion, lehtësi dhe shije në mbi 200,000 shtëpi të amvisave në Shqipëri. Çdo enë, çdo recetë dhe çdo moment i ndarë rreth tryezës është bërë pjesë e një historie që vazhdon edhe sot. Në këtë 15-vjetor të veçantë, ju ftojmë të festoni me ne dhe të zbuloni ofertat më të papërsëritshme që kemi përgatitur për ju.
🔗 “Shiko ofertat e 15-vjetorit”
Si filloi gjithçka
Pesëmbëdhjetë vite më parë, Delimano u krijua nga një ide e thjeshtë, por e fuqishme: të bëjë gatimin më të lehtë, më të shëndetshëm dhe më të këndshëm për të gjithë. Në një botë ku koha është e çmuar dhe shëndeti i paçmueshëm, Delimano solli një zgjidhje duke bashkuar inovacionin, teknologjinë e avancuar dhe dizajnin krijues, për t’i dhënë kuptim më të mirë çdo vakti dhe çdo dite.
Që në fillim, Delimano nuk njihej vetëm për enët e gatimit. U bë i njohur për një premtim ndaj amvisave– cilësi që i beson, dhe shije në cdo kafshatë.
Inovacionet që ndryshuan kuzhinat
Gjatë viteve, Delimano ka evoluar vazhdimisht, nga revolucionarët Stone Legend me sipërfaqen unike jo-ngjitëse, tek mbretëresha e cdo kuzhine, Multicooker që ka ndihmuar familjet të përqafojnë një stil jetese më të shëndetshëm – çdo produkt është krijuar me një mision të qartë: të frymëzojë gatim më të thjeshtë dhe më të shëndetshëm.
Produktet Delimano nuk janë thjesht pajisje për të gatuar – ato krijojnë mundësi. Mundësi për prindërit e zënë që të përgatisin vakte të shpejta e ushqyese, për pasionantët e kuzhinës që të eksperimentojnë me receta të reja, dhe për familjet që të mblidhen rreth tryezës duke ndarë momente të ngrohta me njëri tjetrin.
Produktet më të dashura ndër vite
Mes shumë inovacioneve, disa produkte janë kthyer në heronj të vërtetë të kuzhinës:
- Linja e Enëve Stone Legend – të njohur për qëndrueshmëri, materiale natyrale dhe rezultate perfekte në gatim.
- Nutrilife Blender – duke kthyer frutat, perimet dhe superushqimet në smoothie të shijshme për një jetë më të shëndetshme.
- Air Fryer & Multicooker – zgjidhja për vakte më të shëndetshme, më shpejt, me më pak vaj dhe më shumë shije.
Këta best-seller nuk janë thjesht produkte – janë pjesë e përditshmërisë së njerëzve, duke krijuar ato momente të vogla, por të rëndësishme, momente magjike në kuzhinë.
Me pasion drejt së ardhmes
Ndërsa festojmë këtë përvjetor 15-vjeçar, nuk shohim vetëm pas tek rruga që kemi përshkuar – por edhe përpara tek ajo që do të vijë. Udhëtimi i Delimano ka qenë gjithmonë i lidhur me inovacionin, dhe e ardhmja premton edhe më shumë. Zgjidhje me teknologji më miqësore me mjedisin, dhe produkte që do të vazhdojnë të sjellin shëndet, lehtësi dhe gëzim në shtëpitë tuaja.
Ky përvjetor nuk është thjesht festë për brand Delimano – është festë për ju, komunitetin tonë. Sepse çdo pjatë që keni gatuar, çdo moment që keni ndarë në tryezë me Delimano pranë – është historia e suksesit tonë të përbashkët.
Festoni me ne
Për të shënuar këto 15 vite magjike, ju ftojmë të festojmë së bashku me oferta ekskluzive për produktet më të dashura Delimano. Është mënyra jonë për t’ju thënë faleminderit që na keni bërë pjesë të familjes dhe përditshmërisë tuaj.
Ja për shijet që kemi krijuar, shëndetin që kemi ndarë, dhe për shumë momente të tjera magjike në kuzhinë – gjithmonë bashkë me ju. Gëzuar!
Me dashuri,
Delimano
