Në podkastin e radhës “Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar 3 sipërmarrës të rinj, Aleksandrin nga Vlora, Kreshnikun nga Durrësi dhe Verona nga Kosova, të cilët kanë ngritur një kompani prej 9 vitesh në fushën e IT, “Reetek: ku rekrutohen të rinj të talentuar në këtë fushë.
Rama ka vlerësuar punën e deritanishme të tyre, duke u bërë një prej kompanive më të suksesshme, me partneritete përtej rajonit me kompani prestigjioze.
Kryeministri Rama theksoi zhvillimin e startap-eve në Shqipëri, duke nënvizuar se i ka kërkuar ministres së Sipërmarrjes krijimin e një “parlamenti” të përfaqësuesve të teknologjisë
Të rinjtë sipërmarrës thanë se në tregun shqiptar ka inxhinierë të talentuar të cilët sot punojnë për “Reetek”, një ekosistem që rekruton të apasionuar pas teknologjisë së informacionit.
Rama tha se i ka kërkuar ministres së sipërmarrjes se do të ishte bukur të kishim një parlament të përfaqësuesve të teknologjisë.
“Është interesante kur mblidhesh me këta njerëz dhe flet dhe ata kanë nevojë të flasin. Nëse do të ishte një tryezë ku në mënyrë sistematike, 1 herë në 3 muaj të vinin secili dhe të thonte idetë e tyre, në mënyrë që sa më shumë të fusim këtë fluks njerëzish brenda perimetrit të shtetit aq më shumë do të jetë përfitimi reciprok dhe aq më e thjeshtë do të jetë përballja me problematikat e hasura dhe adresimin tek institucionet”, tha Rama.
(BalkanWeb)
