Janë evidentuar 6 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Fier. Gazetari Ervis Kuçi duke iu referuar burimeve raportoi për “BalkanWeb” se katër raste janë kontakte të pacienteve që kanë rezultuar tashmë pozitiv në fshatin Peshtan.
Një tjetër rast është një 80-vjeçar nga lagjja “15 tetori”, ndërsa po kryhet edhe hetimi epidemiologjik i rasteve të kontaktit të të moshuarit.
Ndërsa një tjetër grua ka rezultuar pozitive në lagjen “8 shkurti” dhe mësohet se ka qenë kontakt i afërt me persona që kane rezultuar pozitiv në një fasoneri në Vlorë.
Për sa i përket rastit të Peshtanit janë marrë 6 mostra, nga të cilat 4 rezultuan pozitivë. Një prej tyre mësohet se ka pasur shenja të COVID-19 përpara se t’i merrej tamponi.
Me shtimin e 6 rasteve të reja, në Fier, Patos e Roskovec bëhen 22 raste aktivë, 2 raste ndodhen në QSUT/ Infektiv dhe pjesa tjetër marrin trajtim ambulator.
Deri më tani, pas rasteve pozitivë janë futur në karantinë 70 persona, gjendja shëndetësore e të cilëve po monitorohet në vazhdimësi.
