Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një person i moshuar është gjetur i pajetë në zonën e përroit të Zaranikës.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e djegies aksidentale, pasi mendohet se i ka vënë zjarrin një masivi me shkurre në afërsi të Zaranikës.

Autoritetet janë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i të ndjerit, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar shkakun e vdekjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb