Një person ka kryer një sulm me armë dhe thikë në Haifa mëngjesin e sotëm, ku të dhënat e fundit tregojnë për një të vdekur dhe katër të plagosur.
Sipas një deklarate të shërbimeve të urgjencës izraelite, një burrë 70-vjeçar është vrarë, ndërsa një burrë dhe një grua rreth të 30-tave, si dhe një djalë 15-vjeçar janë në gjendje të rëndë, ndërsa një grua 70-vjeçare është në gjendje më të mirë.
Autoritetet izraelite njoftuan se autori i sulmit është neutralizuar në një stacion autobusi në qytet.
Video from the scene pic.twitter.com/weyhwmW7wQ
— Magen David Adom (@Mdais) March 3, 2025
Sulmi ndodhi pak para orës 10 të mëngjesit të sotëm, të hënën.