Një shpërthim ndodhi të martën vonë pasdite në një ndërtesë trekatëshe të vendosur në zonën Negrar, jashtë Veronës, Itali .

Katër persona jetonin në ndërtesë, tre prej të cilëve u shpëtuan dhe një u nxor i vdekur. Katër ambulanca dhe zjarrfikës nxituan menjëherë në vendin e shpërthimit.

Zjarrfikësit dhe anëtarët e Mbrojtjes Civile gërmuan me duar të zhveshura me shumë kujdes, sepse ndërtesa u shemb plotësisht.

Sipas informacioneve të deritanishme, shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi natyror.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb