Të paktën një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur, përfshirë një fëmijë, në një sulm me dron rus në Kherson dje.

Guvernatori i qytetit port, Oleksandr Prokudin thotë se Rusia shënjestroi zonat e banuara, një qendër mjekësore dhe një “objekt infrastrukture kritike” ndër të tjera.

Kherson shtrihet pranë vijës së parë të luftimeve midis trupave ruse dhe ukrainase.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët që nga pushtimi i Ukrainës vitin e kaluar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: