Kupa e Botës në Katar 2022 e ka bërë Emiliano Martínez një personazh të famshëm. Pothuajse çdo gjë që portieri i Aston Villa bën, për mirë ose për keq, ka bërë bujë.

Orët e fundit ‘El Dibu’, e zbuluar nga ‘Daily Star’, ka blerë blerë një qen. Objektivi nuk është tjetër veçse të mbrojë trofetë e tij, veçanërisht ‘Dorezën e Artë’ dhe medaljen e kampionit të botës të fituar me Argjentinën.

Nuk është një qen si të gjithë të tjerët. Portieri i Villa-s ka paguar 23 mijë euro për blerjen e Malinois belg të trajnuar posaçërisht. Qeni është trajnuar nga forcat speciale britanike dhe marina amerikane.

Qeni, gjithmonë sipas ‘Daily Star’, peshon 30 kilogramë dhe është i përgatitur “në zona luftimi”. “Malinois belg janë qen të zgjedhur nga ushtria dhe policia dhe janë numër 1 në botë. Ata u përdorën, për shembull, për kapjen e Bin Ladenit. Është një racë atletike dhe e shkathët me një prirje ekstreme”, – thotë ai.

Kompania “Elite Protection Dogs” që merret me këtë aferë, ka midis klientëve të saj, disa të famshëm. Bien në sy për shembull futbollistë të tjerë, si Hugo Lloris dhe Ashley Cole, apo boksieri Tyson Fury.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb