Një kampion bote për Juventusin: Alexis Mac Allister ka shprehur publikisht dëshirën e tij për të veshur fanellën bardhezi, më saktë i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së “Zonjës së Vjetër” për tu transferuar në Torino. Juve po kërkon një mesfushor, Mac Allister është gati për këtë aventurë, ky është një fakt, por mbetet ende e paqartë se kur, në një kohë kur transferimi i tij është i lidhur ngushtë me të ardhmen e Rabiot dhe McKeenie.

Francezi është në skadencë të kontratës, por vështirë se mund të largohet në janar, ndërsa për amerikanin ka disa oferta, ky i fundit duhet të shitet për t’i bërë vend argjentinasit.

“La Gazzetta dello Sport”, shkruan në faqen e parë se Mac Allester e konsiderohet Juve një opsion të shkëlqyer, por Juve nuk është i vetmi ekip që kërkon shërbimet e tij, në garë pritet të futet fuqishëm edhe Atletico Madrid.

Një tjetër objektiv i Juves për të përforcuar mesfushës është edhe Milinkovic-Savic, një dëshirë shumë e vjetër e Allegrit, por për yllin e Igli Tares mund të futen në negociata vetëm në përfundim të sezonit.
(BalkanWeb)
