Në nisje të seancës plenare në Kuvend, socialisti Erion Braçe foli për një situatë problematike në Selitë, duke thënë se në aksin në Unazën e Madhe të Tiranës është i papërfunduar.
Sipas tij është krijuar vështirësi për banorët që janë aty pranë dhe se fëmijët kanë vështirë për të shkuar në shkollë.
Gjithashtu Braçe ka ngritur shqetësimin lidhur me pensionet pasi një kategori pensionistësh nuk kanë përfituar nga skema.
“Në një zonë shumë pranë Tiranës, njësia nr5, Selita që ka një aks që nis në Unazën e Madhe të Tiranës dhe del matanë Kodrës Diellit. Shqetësimi lidhej me një rrugë që ka dy vite që na nisur dhe nuk ka përfunduar. Dhe një tjetër kompani shtetërore, OST ka në plan të ndërtojë linjën me qark të dyfishtë, Tirana 2-Rrashbull dhe Unazën 110kw të Tiranës. Kontrata për këtë është lidhur dhe për ndërtimin është lënë një afat…Ajo që më shqetëson është fakti që dy kompani narkoinvest dhe enkoal, që janë të dyja nënkontraktore të kompanisë shtetërore OST, kanë lënë punën që nga janari dhe nuk ka gjasë që vepra të përfundojë. Ministria përgjegjësie për Energjinë dhe Infrastrukturën do të doja të mos vononte kontratën dhe vijimin e punimeve për rrugën. Duhet që sa më parë të merren masa ose të detyrojnë kontraktorët, që gjithçka të shkojë në vend. Dhe tjetra kur kanë kaluar dy muaj nga zbatimi i skemës për të ardhura nga pensionistët. Një masë e madhe kanë përfituar rritjen e të ardhurave të tyre, por një kategori nuk ka përfituar nga kompensimi i të ardhurave. Do t’i kërkoja Ministrisë së Ekonomisë që të gjejnë një zgjidhje për këtë kategori pensionistësh që nuk kanë përfituar nga skema e kompensimit të të ardhurave për fare pak gjë. Qëllimi ka qenë që çdo kategori pensionesh të përfitonte, pra një zgjidhje e re do të duhet të merrej në konsideratë për këtë çështje”, tha ai.
