TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka cilësuar një lajm frymëzues mbështetjen që artisti Edmond Budina i ka dhënë kauzës së Kreut të Shtetit dhe manifestimit të thirrur më 2 mars. Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se  Budina është një nga përfaqësuesit më të shquar të Lëvizjes Demokrati dhe se më 2 mars e gjithë Europa e bota demokratike do dëgjojë si para 30 viteve thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

MESAZHI I PRESIDENTIT

Një lajm frymëzues që edhe një nga përfaqësuesit më të shquar të Lëvizjes Demokratike, artisti i dashur për të gjithë ne, Edmond Budina, do na bashkohet më 2 mars në Tiranë, që e gjithë Europa dhe bota demokratike të dëgjojë sërish si para 30 viteve thirrjen: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Liri Demokraci”.

Jetën e japim, Demokracinë dhe Lirinë tonë kurrë!
Jemi komb Shqiponjash!
Edhe Shqiponjat tona në emigracion do të kthehen në Folenë e tyre.
Mirësevjen i dashur Profesor Budina!
#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin ??

Meta Fb
Meta Fb

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb