Nicolo Zaniolo ka qenë një nga më të përfolurit në merkaton dalëse të Romës. Për mesfushorin e njohur  ka patur interesim nga Tottenham, me Spurs që kanë qenë të gatshëm të bëjnë një ofertë të majme.

Gjithsesi, raportohet se shitja e Zaniolos është bllokuar nga trajneri Jose Mourinho. Numri një i pankinës së Romës beson se 23 vjeçari do të jetë pjesë kyçe e sezonit futbollistik të Serie A, që nis pas pak ditësh.

Klubi nga kryeqyteti ka bërë një merkato të kënaqshme deri tani, pasi ka siguruar firmën e lojtarëve si Wijnaldum dhe Dybala. Ndeshja e parë e kampionatit është ndaj Salernitanës në transfertë.

We

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: