“Një lojë xhin” shkruar nga D.Koburn është vënë në skenë nga regjisorja Rozi Kostani. Në një intervistë për “Vila24’ me moderatoren Brunilda Lahe, Kostani tha se pjesa ka një simbolikë të bukur se jeta është një lojë ashtu siç e marrin edhe personazhet kryesore të Foncia e Weller të interpretuara nga Yllka Mujo e Viktor Zhusti.

“Çdo ditë ata luajnë duke shpërfaqur ngjarjet e jetës dhe e kuptojnë se jeta është një lojë. Ndërsa unë përpiqem shpesh ta shoh kështu, por nuk mundem ta marr si të tillë ku na duhet edhe të përtypim për shkak të rrethanave”, shprehet Kostani.

E pyetur për jetën personale, Kostani tha se ka një marrëdhënie të lirë në çift ku nuk i nevojitet t’i rrijë të shoqit si çekan mbi kokë, por mjafton një telefonatë sa për t’i dëgjuar zërin.

Kostani shkon përtej duke treguar me kënaqësi për pasionin e përbashkët që ka me bashkëshortin; gatimin ku së bashku shtrojmë darkat festive për miqtë që ftojnë në shtëpinë e tyre.

Kostani thotë se ka 25 vite e martuar e pothuaj 30 vite bashkë në një lidhje pasionante duke mos krijuar pritshmëri, por duke jetuar momentin, pasion të cilin ua uron në jetë edhe fëmijëve të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb