Kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin e tretë të organizuar para Kryeministrisë, akuzoi qeverinë se po përdor vjedhjen për të shkatërruar vendin.

Berisha tha se një magazinier i Salillarit është fitues tenderi 60 milionë euro për portin e Vlorës.

“Vjedh me bandën e tij 90 përqind të të gjitha fondeve për punët publike.

A mund të imagjinoni ju, një magazinier i Salillarit është fitues tenderi 60 milionë euro për portin e Vlorës?

A ka akt më flagrant vjedhjesh se sa ky?

A mund të imagjinoni shqiptarë që rruga të ndërtohet me çmim 10 herë më të lartë se në Europë.

Lexoni, në qoftë se gjeni kund në botë një rrugë gjithsej 19 kilometra, që ishin pa ndërtuar nga Unaza, dhe të ndahet ajo në 17 lote.

Po nuk mund të ndahet kurrë, kurrë. Maksimumi në dy lote, tre. Se si t’u vjedhë 17 herë ju.

Si të vjedhë 17 herë shqiptarët.

Se si të rrisë çmimin 5 herë në vjedhje.

A do vazhdojmë ne?

Jo, ne nuk e lëshojmë këtë shesh.

Ky është sheshi ynë.

Ne dalim nga ky shesh vetëm kur të shpëtojmë shqiptarët. Vetëm kur të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo bandë”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb