Pamjet që shihni tregojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi me tritol mbrëmë në zonën e Freskut, ku thuhet se shënjestër ishte një fasoneri.

Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Fadil Deliu’.

Nga ky shpërthim, është dëmtuar një makinë që ishte parkuar afër pallatit ku ndodhi shpërthimi, xhamat e objektit, ndërsa nga zhurma e fuqishme banorët janë alarmuar të gjithë duke dalë nga banesat e tyre. Policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes në fjalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: