Pamjet që shihni tregojnë aksidentin e frikshëm që u regjistrua sot në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:50, pranë fshatit Memëlisht.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç. Për pasojë u plagos drejtuesi i automjetit tip “Citroen”, 58-vjeçari me inicialet Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe humbi jetën shtetasi me inicialet F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Lorena Kodra, duket se mjetet janë shkatërruar thuajse plotësisht, ndërsa njëri prej tyre është kthyer përmbys.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: